26 Maj 2025, 08:00
Nga N.F
Gazetari Martens
TIRANË- Gazetari i njohur i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens shprehu skepticizëm të thellë ndaj mundësisë që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, siç është rasti i Shqipërisë apo Malit të Zi. Martens në një bisedë me publicistin Veton Surroi në podcastin PIKË, u shpreh se një pritshmëri e tillë është naive dhe nuk mbështetet në realitetin politik dhe strukturor të vetë BE-së.
“Sa më qartë ta themi tani se kjo nuk do të ndodhë, aq më shpejt mund të fillojmë të mendojmë për alternativa”, theksoi Martens.
Ai shtoi se lufta në Ukrainë ka treguar rëndësinë e marrjes seriozisht të deklaratave të politikanëve, duke përmendur paralajmërimet e presidentit rus Vladimir Putin që u injoruan fillimisht, ashtu siç ndodhi me fjalët e Adolf Hitlerit në “Mein Kampf”.
Martens theksoi se ngjashëm, edhe liderë demokratikë si presidenti francez Emmanuel Macron kanë qenë të qartë për kufizimet e BE-së në formën e saj aktuale.
“Macron për vite me radhë ka thënë se BE-ja me 27 vende tashmë mezi funksionon. E si do të funksionojë me 33 apo më shumë?”, ka thënë ai, duke vënë në dyshim realizueshmërinë e zgjerimit të mëtejshëm të bllokut.
Sipas tij, nëse BE-së i shtohen të gjitha vendet kandidate -gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Ukraina, Moldavia dhe Turqia- ajo do të shndërrohej në një strukturë kaotike dhe të pamundur për t’u qeverisur.
“Do të ishte një klub që nuk do të doje t’i përkisje”, u shpreh Martens.
gazetari martens
Politike
25 Maj 2025, 22:32
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në SH...
Politike
25 Maj 2025, 21:00
E. D
Ilir Alimehmetit
TIRANË- Partia Demokratike shpreson të fitojë në tavolinë mandatin e Ilir Alimehmetit në qarkun ...
Politike
25 Maj 2025, 16:16
E. D
Brunilda Haxhiu
TIRANË- Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, ka deklaruar s...
Politike
25 Maj 2025, 12:15
N.F
Kaja Kallas
KOSOVË- Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, në ...
Politike
25 Maj 2025, 11:38
M.L
Foto ilustruese
KOSOVË- Ka dështuar sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Për herë të 21 d...
Politike
25 Maj 2025, 11:01
Fred Abrahams
Foto ilustruese
TIRANA- Njëzet e tetë vjet më parë, Edi Rama, një artist shqiptar i mërguar në Paris, shkroi një op...
Politike
25 Maj 2025, 08:28
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Pas 20 dështimeve, Kuvendi i Kosovës edhe këtë të dielë do të mblidhen në përpjek...
Politike
25 Maj 2025, 07:19
Gjergj Erebara
Foto
TIRANË- Më 28 prill 2025, gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama u ndal në një miting në fshatin Petrel&...
Politike
24 Maj 2025, 22:15
N.F
Rruga
MAT- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Mat, Basir Çollaku përmes një postimi në "Facebook" ka denon...
Politike
24 Maj 2025, 22:00
N.F
Erdogan
TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan gjatë një takimi me të rinjtë ka komentuar videon qe u shfaq ditën ...