Politike

Nuk zgjidhet as në tentativën e 21-të ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon pa sukses seanca, pritet të rinisë më 27 maj

Nga ta, 53 votuan për, 1 kundër dhe nuk pati asnjë abstenim. Megjithatë, mungesa e kuorumit të nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit bëri që procesi të mos finalizohet.

25 Maj 2025, 11:38 Nga M.L
Nuk zgjidhet as në tentativën e 21-të ngërçi politik
Foto ilustruese

KOSOVË- Ka dështuar sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Për herë të 21 deputetët janë mbledhur sërish, por nuk pati kuorum për të votuar Komisionin për votim të fshehtë. Nga ta, 53 votuan për, 1 kundër dhe nuk pati asnjë abstenim. Megjithatë, mungesa e kuorumit të nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit bëri që procesi të mos finalizohet.

Pas përfundimit të votimit, kryesuesi i seancës njoftoi se ajo do të ndërpritet dhe do të vazhdojë më 27 maj në ora 11:00. Ngërçi politik në Kuvend vazhdon prej 15 prillit, kur deputetët u betuan, por ende nuk është arritur të zgjidhet kryetari i Kuvendit, duke e mbajtur institucionin të bllokuar.

 

ngërçi politik kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll