Politike

Asambleja e NATO-s/ Osmani: Krah SHBA-së, po forcojmë themelet e një rajoni të sigurt e të qëndrueshëm ndaj vlerave demokratike

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani u ndal gjithashtu edhe te mbështetja që SHBA dhe aleatët e tjerë i kanë dhënë Kosovës, për të forcuar themelet e një rajoni më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar ndaj vlerave demokratike.

25 Maj 2025, 22:32 Nga E. D
Asambleja e NATO-s/ Osmani: Krah SHBA-së, po forcojmë themelet e
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në SHBA, e ka vënë theksin në reformat që ka bërë Kosova dhe investimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Sipas Osmanit, përmes reformave dhe investimeve, Kosova po pozicionohet si partnere mes vendeve që ndajnë të njëjtat vlera të lirisë dhe sigurisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani u ndal gjithashtu edhe te mbështetja që SHBA dhe aleatët e tjerë i kanë dhënë Kosovës, për të forcuar themelet e një rajoni më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar ndaj vlerave demokratike.

Postimi i Vjosa Osmanit: 

Në vazhdën e aktiviteteve në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në SHBA, sot pata nderin të jem folëse në panelin për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe paqen e sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Reformat tona dhe investimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë po e pozicionojnë Kosovën, si partnere mes vendeve që ndajnë të njëjtat vlera të lirisë dhe sigurisë.

Me mbështetjen e aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe aleatëve të tjerë, po forcojmë themelet e një rajoni më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar ndaj vlerave demokratike. 

vjosa osmani

Sondazh

Poll