Politike

Videoja e liderëve europianë me AI, Erdogan: Shqipëria bëri diçka interesante! Turqia të ecë drejt së ardhmes me një infrastrukturë të fortë të inteligjencës artificiale

Erdogan u ndal te mënyra krijuese me të cilën kryeministri shqiptar Edi Rama i prezantoi homologët e tij në këtë aktivitet ndërkombëtar teksa theksoi se ishte diçka interesante.

24 Maj 2025, 22:00 Nga N.F
Videoja e liderëve europianë me AI, Erdogan: Shqipëria bëri
Erdogan

TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan gjatë një takimi me të rinjtë ka komentuar videon qe u shfaq ditën e samitit të 16 majit në Tiranë. Në video u shfaqën si fëmijë të gjithë liderët që ishin të pranishëm në samit. Kjo u arrit falë Inteligjencës Artificiale dhe mesa duket Erdogan ka mbetur i impresionuar nga ajo video.

Erdogan u ndal te mënyra krijuese me të cilën kryeministri shqiptar Edi Rama i prezantoi homologët e tij në këtë aktivitet ndërkombëtar teksa theksoi se ishte diçka interesante.

“Shqipëria bëri diçka interesante në prezantim. Ajo solli në ekran krerët e shteteve dhe kryeministrat e të gjitha vendeve me inteligjencë artificiale. Ishte shumë interesante dhe çdo kryetar shteti ose kryeministër i atij vendi u prezantua me atë inteligjencë artificiale”, tha udhëheqësi turk, duke e përshkruar këtë qasje si një risi të rëndësishme në prezantimin dixhital të liderëve botërorë.

Erdogan shtoi se Turqia synon të ndjekë hapa të ngjashëm dhe të jetë konkurruese në zhvillimin e teknologjive të përparuara.

"Shpresojmë që të kemi dalë dhe do të dalim me një infrastrukturë të tillë në konkursin që do të mbahet në të ardhmen e afërt. Ne besojmë në veten tonë, besojmë në ju, dhe kështu, me vullnetin e Zotit, po ecim drejt së ardhmes me një infrastrukturë të fortë të inteligjencës artificiale", theksoi ai.

 

erdogan

Sondazh

Poll