25 Maj 2025, 21:00
Nga E. D
Ilir Alimehmetit
TIRANË- Partia Demokratike shpreson të fitojë në tavolinë mandatin e Ilir Alimehmetit në qarkun e Tiranës duke kërkuar hapjen e kutive.
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Franci Nuri konfirmon për Top Channel se kërkesa për rinumërim do të fokusohet tek rivlerësimi i fletëve të pavlefshme të votimit.
“Rezultati është mjaft i ngushte ne lidhje me mandatin e 14-të/ Mandati është diskutim mes Partisë Demokratike Aleancës për Shqipërinë Madhështore dhe partisë së z. Agron Shehaj. Fletët e pavlefshme janë një opsion, nuk mund te anashkalohen, pasi janë rreth 17-18 mije fletë votimi te pavlefshme ne gjithë qarkun e Tiranës dhe patjetër qe duhet te jene pjese e shqyrtimit dhe vlerësimit ne gjykimin tonë“-shprehet Franci Nuri, përfaqësues ligjor i PD.
Por, kali i betejës ligjore të demokratëve për ti hapur derën e Parlamentit doktor Alimehmetit, i cili e humbi për një grusht votash shansin për të veshur xhaketën e ligjvënësit nuk janë vetëm fletët e pavlefshme.
“Opsioni tjetër është duke parë materialet zgjedhore për çdo qendër votimi ku ne gjykojmë se ka pasur probleme dhe nëse hiqet një qendër votimi nga përllogaritja e rezultatit aty mund te ndryshoje mandatin pasi diferenca ka qenë më pak se 100 vota“.
Demokratët kërkojnë rrëzimin e zgjedhjeve jo vetëm në qarqet të cila i humbën, por edhe aty ku fituan.
“Është vendimmarrje politike e PD, pasi farsa ishte kudo prezente, kudo ka pasur probleme edhe pse ia dolëm të fitojmë“.
Tirana do jetë qarku i fundit që do ankimohet nga juristët e Partisë Demokratike, të cilët do shfrytëzojnë të gjithë kohën ligjore për të mbledhur provat për betejën e gjatë ligjore që i pret sa në dyert e KQZ, në atë të Kolegjit Zgjedhor.Top Channel
ilir alimehmetit pd
Politike
25 Maj 2025, 16:16
E. D
Brunilda Haxhiu
TIRANË- Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, ka deklaruar s...
Politike
25 Maj 2025, 12:15
N.F
Kaja Kallas
KOSOVË- Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, në ...
Politike
25 Maj 2025, 11:38
M.L
Foto ilustruese
KOSOVË- Ka dështuar sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Për herë të 21 d...
Politike
25 Maj 2025, 11:01
Fred Abrahams
Foto ilustruese
TIRANA- Njëzet e tetë vjet më parë, Edi Rama, një artist shqiptar i mërguar në Paris, shkroi një op...
Politike
25 Maj 2025, 08:28
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Pas 20 dështimeve, Kuvendi i Kosovës edhe këtë të dielë do të mblidhen në përpjek...
Politike
25 Maj 2025, 07:19
Gjergj Erebara
Foto
TIRANË- Më 28 prill 2025, gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama u ndal në një miting në fshatin Petrel&...
Politike
24 Maj 2025, 22:15
N.F
Rruga
MAT- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Mat, Basir Çollaku përmes një postimi në "Facebook" ka denon...
Politike
24 Maj 2025, 22:00
N.F
Erdogan
TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan gjatë një takimi me të rinjtë ka komentuar videon qe u shfaq ditën ...
Politike
24 Maj 2025, 19:41
N.F
Foto
KOSOVË- Një incident në Mitrovicën e Veriut më 23 maj - ndaj të cilit reagoi një pjesëtar i Policisë s&eu...
Politike
24 Maj 2025, 17:26
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. KQZ ka miratuar tabelat përmbledhëse të rezultateve për 12 qarqeve te vend...