Bota

Pacientët në panik/ Sherr mes doktorëve në sallën e operacionit në Kosovë (EMRAT)

23 Janar 2020, 07:34 Nga DOSJA
Pacientët në panik/ Sherr mes doktorëve në sallën e

Kosovë- Një sherr ka ndodhur mes doktorëve Adem Grbolar dhe Endrit Shala, në sallën e operacionit në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.  Nuk dihen ende shkaqet e këtij sherri por mësohet se mes tyre ka pasur një përleshje fizike. Gjatë pëleshjen pacientët i ka kapur paniku.

Për këtë ngjarje është njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se po vijojnë hetimet.

“Dje rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në QKUK mes dy personave. Rasti është në fazën fillestare të intervistimeve dhe me të po merren njësitet policore kompetente të stacionit jugu në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Duhet të themi se Adem Grbolar, i cili është shef i repartit në Kardiokirurgji, është akuzuar më herët nga kardiologu Arbër Kutllovci për manipulim me lista të pacientëve.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni adem grbolar endrit shala sherr mes doktorëve në kosovë adem grbolar endrit shala sherr mes doktorëve në kosovë

Sondazh

Poll