Ambasadori amerikan në Berlin viziton këtë javë Prishtinën dhe Beogradin, çfarë do diskutohet
22 Janar 2020, 16:24Nga DOSJA
Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell do të vizitojë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin, kanë konfirmuar zyrtarët e kësaj ambasade për Radion Evropa e Lirë. Tani për tani, REL-it i është konfirmuar që Grenell, i cili është edhe i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet paqësore Kosovë – Serbi, të enjten do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se do të takohet me Grenell në mëngjesin e të premtes në Beograd. Vuçiq ka thënë për televizionin publik serb nga Forumi Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos të Zvicrës, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme që t’i dëgjojnë kërkesat dhe problemet e Beogradit lidhur me Kosovën.
Grenell do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë disa ditë pasi ka ndërmjetësuar arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy palëve me kompaninë gjermane “Lufthansa“ për vendosjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd.
Ambasadori amerikan Grenell ka qëndruar në Kosovë në tetorin e vitit 2019, kur është takuar me Thaçin si dhe me liderët e tjerë politikë në Kosovë. Nga presidenca e Kosovës, patën thënë aso kohe se Grenell ka deklaruar që marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vendosë bazën për zhvillim ekonomik dhe do t’i kontribuojë mirëqenies së gjithë qytetarëve.
Në bisedimet me Albin Kurtin, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe mandatarin për qeverinë e re, Grenell pati theksuar se mungesa e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është pengesa kryesore për investimet e huaja në ekonominë e Kosovës.
KOSOVË– Në maj të vitit 2017, derisa anëtari i organizatës terroriste ‘Syri i Popullit’, Avni Llumnica po qëndronte në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, ak...
KOSOVË- Arbërie Nagavci, deputete e Vetëvendosjes që është emëruar dhe nënkryetare e Kuvendit ka reaguar sot pas ultimatumit të bërë nga Isa Mustafa, që i ...
BOTË- Dy veshje të ndryshme të qeseve ajrore kanë detyruar kompanitë Toyota dhe Honda të tërheqin mbi 6 milion automjete në të gjithë botën, për shkak të p...
MALI I ZI- Përfaqësuesit e shqiptarëve në Mal të Zi kundërshtojnë nismën e Minishengenit Ballkanik të mbështetur nga Kryeministri Edi Rama, pasi vlerësojnë se n...
ZVICËR- Presidenti amerikan Donald Trump ditën e djeshme ka marrë pjesë në Forumin e Davos 2020, në alpet zviceriane ku temperaturat kanë qenë shumë të ulë...
KOSOVË–Emri i Pacollit, i cili aktualisht është zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, gjendet në dosjen e vrasjes së tre pat...
ZVICËR– Në raportin e publikuar thuhet se këta spiunë kishin pasaporta diplomatike dhe ishin në fazat e para të një operacioni spiunimi rus.Ambasada Ruse ...
SPANJË– Ditën e djeshme Spanja u përfshi nga një stuhi e fuqishme e quajtur “Gloria” ku u shkaktoi vdekjen 4 personave dhe shkatërroi banesa, rrëzoi pemë ...
MIAMI– Një grua u arrestua, pasi ajo u zhvesh plotësisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Miami-t. Gruaja hyri në pjesën e bagazheve, dhe filloi të hiqte rrobat nj...