Bota

Berat Buzhala ironi me dialogun LVV-LDK, poston FOTON si i plakur

22 Janar 2020, 21:10 Nga DOSJA
Berat Buzhala ironi me dialogun LVV-LDK, poston FOTON si i plakur

KOSOVË- Gazetari Berat Buzhala, ka reaguar sot sërish për dialogun mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Në një reagim të fundit të tij në Facebook, Buzhala shprehet pesimist për një marrëveshje duke postuar një foto që ai është plakur.

 “Javen e ardhshme pritet qe te takohen lideri i LVV’se dhe ai i LDK’se, por pasiqe ka kaluar shume kohe qe nga organizimi i zgjedhjeve te fundit, tashme ata te dyte nuk e kane aspak te qarte perse po takohen, por thone qe kjo ka mbetur si nje tradite qe nga viti 2019. Lidhur me kete takim pritet te raportoje edhe Berat Buzhala, i cili vazhdon ta quaj veten President, ani pse as kjo nuk eshte shume e qarte se prej kur rrjedhe”, shkruan gazetari.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Ngërçi në krijimin e qeverisë ka nisur për ndarjen e posteve të larta shtetërore. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që në vitin e parë të qeverisjes të ketë Kryetarin e Kuvendit dhe Zëvendës Kryeministrin e parë, e në vitin e ardhshëm të lëshojë karrigen e kreut të Kuvendit e të marrë atë të Presidentit. Ndërkohë që kërkon të ketë dhe 5 ministri.

Por, Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka zgjedhur Glauk Konjufcën si kryetar të Kuvendit dhe shprehet se nuk do e shkarkojë, por i ka propozuar LDK-së që të shtojnë numrin e ministrive e të marrin dhe Presidentin.  Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së janë takuar intensivisht me njëri-tjetrin, por ditët e fundit kanë ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra- tjetrës se si të formohet qeveria. Pak ditë më parë është Konstituuar dhe Legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, ku u bë vetëm zgjedhje e kreut të ri të këtij institucioni, por ende nuk është arritur marrëveshja për të formuar dhe qeverinë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni berat buzhala koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove berat buzhala koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll