Bota

Rrëzohet avioni i vogël, humbin jetën 4 persona në Kaliforninë e Jugut

23 Janar 2020, 07:18 Nga DOSJA
Rrëzohet avioni i vogël, humbin jetën 4 persona në

KALIFORNI E JUGUT- Të paktën 4 persona kanë mbetur të vdekur ditën e djeshme në Kaliforninë e Jugut pasi një avion i vogël është rrëzuar në anën lindore të Aeroportit Komunal Corona.

Policia dhe personeli i zjarrfikësve u përgjigjën rreth orës 12:11 p.m. dhe e gjetën aeroplanin të përfshirë nga zjarri. Sipas njoftimit të autoriteteve përkatëse brenda avionit kanë qene katër persona në bord dhe të gjithë kanë humbur jetën.

Nuk është mësuar akoma se kush është shkaku i këtij aksidenti tragjik, por sipas CNN personeli zjarrfikës ka sqaruar se pas rrëzimit  të avionit janë djegur nga flakët e mëdha çerek hektari tokë.

Rrëzimet e avionëve gjithmonë shkaktojnë një  numër të lartë vdekjesh, por sëfundmi kjo ngjarje është bërë shumë e frikshme pasi rikujton ngjarjet fatale të kohëve më parë. Kujtojmë që  më 8 janar të këtij viti avioni ukrainas “Boeing” që u rrëzua në Iran u mori jetën të gjithë njerëzve që ishin në bord, 176 të vdekur ku mes tyre 9 ishin pjesë e ekuipazhit.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 4 viktima nga rrezimi i avionit kaliforni e jugut rrëzohet avioni i vogël 4 viktima nga rrezimi i avionit kaliforni e jugut rrëzohet avioni i vogël

Sondazh

Poll