Bota

Thaçi takon të dërguarin e Trump: Do të jetë vendimtar në marrëveshjen finale me Serbinë

22 Janar 2020, 20:29 Nga DOSJA
Thaçi takon të dërguarin e Trump: Do të jetë

KOSOVË- Richard Grenell, i dërguari i Donald Trump për dialogun Kosovë–Serbi, ka zhvilluar sot një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, në një bisedë që zgjati më shumë se një orë. Grenell, pas takimit u ka thënë gazetarëve se nuk ka ardhur për të ndërhyrë në formimin e Qeverisë, por që misioni i tij është të përcjell politikat e Trumpit në zhvillimin ekonomik, edhe në Kosovë e Serbi.

Duam të zhvillojmë ekonomikisht këtë rajon. Të rinjtë kanë nevojë për punë, kjo është politika e presidentit Trump. Ekonomia në SHBA po eksplodon, sepse kemi thënë se njerëzit duhet ta marrin pushtetin”, ka thënë Grenell.

Ai thotë se SHBA-ja po përkujdesët që këtë t’ua thotë liderëve të Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se duhet të zgjidhen përfundimisht problemet politike. Ndërkohë nga ana tjetër, Thaçi, pas takimit ka thënë se atë që të tjerët nuk arritën ta bëjnë e bëri Grenell dhe SHBA-ja.

Roli i amerikanëve është i pazëvendësueshëm. Roli i Trump do të jetë vendimtar në marrëveshjen finale me Serbinë. Unë kam nominuar kandidatin për kryeministër me kërkesën e tij, kryetari i partisë së parë ka, tash u mbetet atyre që të krijojnë qeverinë. Vizita e Grenell është ekskluzivisht për dialogun Kosovë-Serbi, jo për politika lokale. Do diskutojmë për dialogun dhe çështjet me rëndësi jetike për vendin. Përsëri e theksoj se në lidershipin e presidentit Trump do ia arrijmë”, shtoi presidenti Thaçi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni gichard grenell hashim thaci marrëveshja kosovë-serbi gichard grenell hashim thaci marrëveshja kosovë-serbi

Sondazh

Poll