Bota

Publikohet foto/ Ky është çifti nga Prizereni që u gjendën të vrarë mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tyre

22 Janar 2020, 18:51 Nga DOSJA
Publikohet foto/ Ky është çifti nga Prizereni që u

KOSOVË -Durim Hadri dhe Suada Hadri janë çifti nga Prizreni që u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre mëngjesin e së mërkurës.

Ata kishin ardhur nga Suedia para dy ditësh për të kaluar pushimet ne vendin e tyre por mëngjesi i ditës së sotme do të ishte dhe mëngjesi i tyre i fundit

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se çifti është vrarë me armë zjarri, pasi aty u gjet arma e cila më pas u konfiskua nga Policia. Rreshteri i Policisë, Vesel Gashi, i cili raportoi rastin për Gazetën Ekspress tha se nuk kanë përfunduar akoma hetimet por dyshohet se është vrasje.

“Ekziston dyshimi se është vrasje, por ende nuk kanë përfunduar hetimet e ekspertëve. Po presim për një raport më të detajuar”- ka thënë Gashi.

Në vendngjarje ka qenë edhe grupi hetimor, ndërsa policia nuk ka dhënë ende informacion për të dyshuarit që mund të kenë marrë pjesë në vrasje.

(A.K.Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni durim hadri policia e kosoves prokuroria e prizerenit suada hadri durim hadri policia e kosoves prokuroria e prizerenit suada hadri

Sondazh

Poll