Aktualitet

EMRI/ "Plumbi e ka goditur në faqe!" U ekzekutua sot në Greqi, zbardhet identiteti i shqiptarit, rezulton edhe me precedentë penalë

Sipas mediave greke, ai është ekzekutuar është qëlluar me armë zjarri brenda një vreshti, ku plumbi e ka goditur në faqe.

22 Maj 2025, 16:32 Nga M.B
EMRI/ "Plumbi e ka goditur në faqe!" U ekzekutua sot në
Foto ilustruese

GREQIA- 41-vjeçari shqiptar Altin Arapaj është ekzekutuar sot në zonën bregdetare të Rafinës në Athinë. Sipas mediave greke, ai është ekzekutuar është qëlluar me armë zjarri brenda një vreshti, ku plumbi e ka goditur në faqe.

Sipas raportimeve, pasi është qëlluar, viktima ka arritur të telefonojë gruan e tij dhe i ka thënë emrin e autorit, teksa mediat greke citojnë se i ka thënë "më ka qëlluar një mik". Arapaj rezulton person me precedentë penalë në Greqi, për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë ai rezulton i përfshirë edhe në trafik droge. Ndërkohë, Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

greqia

Sondazh

Poll