Aktualitet

Po kalonte dy të huaj pa dokumente në Igumenicë, Sekuestrohet autobusi i “Ahmeti Travel”/ Mjeti në pronësi të kryetarit të PD Sarandë Shpëtim Ahmeti

Konkretisht autobusi ishte në pronësi të agjensisë Ahmeti Travel dhe kryente një itinerar ndërkombëtar, me drejtues personin e arrestuar. Shpëtim Ahmeti rezulton të jetë kryetar i Partisë Demokratike Sarandë.

22 Maj 2025, 16:04 Nga DOSJA
Po kalonte dy të huaj pa dokumente në Igumenicë, Sekuestrohet
foto ilustruese

IGUMENICË- Një shqiptar u arrestua në orët e para të mëngjesit në Igumenicë. Bëhet e ditur se ndaj tij është ngritur një procedim penal për shkelje të legjislacionit mbi të huajt. Siç raportohet arrestimi u bë gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në një autobus që do të dilte jashtë vendit.

Konkretisht autobusi ishte në pronësi të agjensisë Ahmeti Travel dhe kryente një itinerar ndërkombëtar, me drejtues personin e arrestuar. Shpëtim Ahmeti rezulton të jetë kryetar i Partisë Demokratike Sarandë.

Ndërkohë gjatë kontrollit, në autobus u gjetën dy shtetas të huaj të cilët nuk posedonin dokumentacionin e nevojshëm për hyrjen dhe qëndrimin e ligjshëm në vend. Në kuadër të hetimit paraprak, autobusi u sekuestrua, ndërsa të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Thesprotisë.

shpëtim ahmeti

Sondazh

Poll