Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë: Zyra e DEA-s është aktive në Shqipëri, kushdo që ka informacion për trafikun e drogës ose pastrimin e parave ta denoncojë

Në njoftim thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve.

22 Maj 2025, 14:47 Nga r.ll
Ambasada e SHBA në Tiranë: Zyra e DEA-s është aktive në
ambasada

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar sot se linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA kundër narkotikëve, DEA, është aktive edhe në Shqipëri.

Në njoftimin e mëposhtëm të ambasadës thuhet se DEA nxit të gjithë ata që kanë informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e parave që vijnë nga droga ta ndajnë me personelin e DEA-s. Po ashtu theksohet se të dhënat e denoncuesit do të mbahen të fshehta. 

Më tej thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve.

POSTIMI I PLOTË:

Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

ambasada amerikane ne tirane zyra e dea ne tirane

Sondazh

Poll