Aktualitet

Ekzekutohet shqiptari në Greqi, telefonon gruan në çastet e tij të fundit: Më ka qëlluar miku im!

Sipas mediave greke, gruaja e tij ka marrë një telefonatë nga bashkëshorti i saj disa orë më parë, i cili i ka thënë se një mik i tij e kishte qëlluar me armë.

22 Maj 2025, 16:14 Nga M.B
Ekzekutohet shqiptari në Greqi, telefonon gruan në çastet e tij
Foto ilustruese

GREQIA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Artemidës. Sipas mediave greke, gruaja e tij ka marrë një telefonatë nga bashkëshorti i saj disa orë më parë, i cili i ka thënë se një mik i tij e kishte qëlluar me armë.

Bëhet me dijese gruaja e kërkoi atë përmes aplikacionit Find my iPhone, nga ku më në fund gjeti vendndodhjen e celularit të tij, dhe së bashku me një ekip nga njësia DIAS e Policisë greke shkuan në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Anemoessas, në zonën e Artemidës, ku telefoni i viktimës u gjet i mbuluar me gjak

Në këtë vend, shkruajnë mediat në vendin fqinj, burri nuk u gjet. Kërkimet vijuan dhe trupi i pajetë i shqiptarit u gjet pak minuta më pas.

greqia blen tanke

Sondazh

Poll