Aktualitet

U kapën me kokainë dhe kanabis, arrestohen dy persona në Vlorë

Policia gjithashtu bën të ditur se është sekuestruar dozat e lëndëve narkotike.

22 Maj 2025, 15:27 Nga E. D
U kapën me kokainë dhe kanabis, arrestohen dy persona në
foto ilustruese

VLORË- Dy persona janë arrestuar në Vlorë, pasi u kapën me kanabis të ndarë në doza gati për shitje. Konkretisht në pranga kanë rënë një 18-vjeçar me iniciale E.A dhe një 33-vjeçar me iniciale A.R. Policia gjithashtu bën të ditur se është sekuestruar dozat e lëndëve narkotike. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me komisariatin e Policisë Delvinë dhe Forcën e Posaçme Shqiponja, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan goditjen e 2 rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Si rezultat, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. A., 18 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë;
A. R., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit E. A., disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen në Sarandë, ndërsa shtetasit A. R. i gjetën disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se i posedonte për t’i shitur në zona të ndryshme të Vlorës. Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

policia e vlores

Sondazh

Poll