Aktualitet

Vrasja e Ermir Dedjas në Durrës, shpallen në kërkim dy persona, mes tyre një maroken

Të shpallurit në kërkim, sipas grupit hetimor kanë ndihmuar me sigurimin e makinës dhe krijimin e infrastrukturës për realizimin e atentatit.

22 Maj 2025, 10:12 Nga r.ll
Vrasja e Ermir Dedjas në Durrës, shpallen në kërkim dy
ermir dedja

DURRËS- Ermir Dedja u ekzekutua me armë zjarri dy ditë më parë në Durrës, ndërsa janë zbardhur detaje të reja lidhur me këtë atentat. Sipas informacioneve dy persona janë shpallur në kërkim për vrasjen e Dedjas, pasi dyshohet se kanë ndihmuar autorët për kryerjen e atentatit. Më konkretisht të shpallurit në kërkim, sipas grupit hetimor kanë ndihmuar me sigurimin e makinës dhe krijimin e infrastrukturës për realizimin e atentatit.

Të dy personat e shpallur në kërkim, sipas verifikimeve në sistemin TIMS, burimet thonë se të dy janë larguar nga Shqipëria drejt Italisë. Njëri prej tyre është maroken dhe një ditë para vrasjes rezulton se ka sjellë makinën nga jashtë, përmes portit të Durrësit dhe më pas është larguar drejt Italisë bashkë me shqiptarin.

29-vjeçari u ekzekutua në orët e para të 20 majit në lagjen 18 në Durrës. Pistat kryesore të hetimit janë ajo e prishjes se pazareve të drogës dhe hakmarrjes të cilat mund të lidhen me ngjarjen e 2015 dhe 2017. Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor i autorit në plagosje.

10 vjet më parë, në 2015, po ashtu ka qenë arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, qe do e trafikonin ne Kosovë. Janë marrë kamerat e disa bizneseve për të ndjekur itenerarin e autorëve të larguar, por gjurmet u humbin në Gërdec ku u dogj edhe mjeti që u përdor gjatë ekzekutimit.

 

 

vrasje ne durres ermir dedja

Sondazh

Poll