22 Maj 2025, 10:11
Nga Nensi Bogdani
lugina e vjoses
TIRANË- Një kërkim i ri shkencor, i kryer prej hulumtuesve të Universitetit të Burimeve Natyrore dhe Shkencave Humane në Vienë në bashkëpunim me Qendrën Helene për Kërkime Detare në Athinë, vë në dukje disa prej pasojave më të rënda ekologjike që ka sjellë një prej digave të vendosura në rrjedhën e burimit të lumit Vjosa (Aoos) në Greqi.
“Pa rrjedhën ekologjike prej digës së burimit të Aoos, lumi i egër i dikurshëm është reduktuar në një përrua të ngushtë vetëm 1.3 metër të gjerë. Kjo ka sjellë ndryshime drastike hidromorfologjike,” thuhet në studim.
Sipas Direktivave të Kuadrit Ujor të BE, rrjedha ekologjike nuk është thjesht një volum minimal ujor, por sasia e ujit e domosdoshme për ekosistemet e rrjedhës së poshtme për të ruajtur karakteristikat natyrore dhe për kryerjen e funksioneve jetike ekologjike.
Lumi i fundit i egër në Europë, Vjosa-Aoos, shtrihet përreth 260 km, duke filluar që prej burimit të tij në malet Pindos të Greqisë e duke vijuar në Parkun Kombëtar të Vjosës në Shqipëri, deri në grykëderdhjen e tij në Detin Adriatik.
Ndërtimi i digave në burimet e AOOS në Greqi në vitin 1987 e ndërpreu totalisht rrjedhën e poshtme të lumit, duke shkaktuar një kaskadë me impakte të rënda ekologjike.
Gjetjet e studimit tregojnë se reduktimi i rrjedhës së lirë ka sjellë gjithashtu uljen e numrit të specieve që janë pjesë e ekosistemit lumor, vazhdimësia e të cilave varet drejtpërdrejt nga vazhdimësia e rrjedhës së lumit.
“Mungesa e rrjedhës së lirë ka sjellë humbje drastike të habitatit dhe rënie në popullatën dhe diversitetin e peshqve, sidomos të troftës së Ballkanit,” citojnë më tej gjetjet, lidhur me impaktet që vihen re kryesisht gjatë muajve të thatë të verës.
Drejtori ekzekutiv i organizatës mjedisore, MedIna në Greqi, theksoi rolin jetik që ka lumi i egër Vjosa-Aoos në rajon.
“Aoos nuk është thjesht një lumë, është një arterie kryesore jetike, e cila lidh ekosistemet, komunitetet dhe trashëgiminë kulturore,” tha Alexis Katsaros nga MedIna.
Studimi i publikuar nga Riverwatch, EuroNatur dhe MedINA, thekson nevojën urgjente për të rikthyer rrjedhën ekologjike të lumit në digat e burimeve.
“Rikthimi i rrjedhës ekologjike të lumit Vjosa-Aoos duhet të jetë qëllimi kryesor i politikave publike të rajonit për një të ardhme të qëndrueshme,” u shpreh Katsaros nga instituti MedIna./Reporter.al
burimi i vjoses pasoja ekologjike
Aktualitet
22 Maj 2025, 09:41
r.ll
foto ilustruese
HAGË- Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale, Eurojust ka dhën&eum...
Aktualitet
22 Maj 2025, 09:35
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 26-vjeçar në Savona të Italisë. Shqiptar...
Aktualitet
22 Maj 2025, 09:13
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka realizuar një operacion në Fushë Kosovë e Malishev&e...
Aktualitet
22 Maj 2025, 08:59
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
VORË- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiran&...
Aktualitet
22 Maj 2025, 07:24
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Për të vlerësuar rritjen ekonomike, në mungesë të të dhënave zyrtare, shpesh ekonomist...
Aktualitet
22 Maj 2025, 07:20
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Aktualitet
21 Maj 2025, 22:51
M.L
Klodiana Lala
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje lidhur me operacionin ndërkombëtar i qu...
Aktualitet
21 Maj 2025, 22:47
M.L
Klodiana Lala
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje lidhur me operacionin ndërkombëtar i qu...
Aktualitet
21 Maj 2025, 22:35
E. D
Elvis Doçi
TIRANË- Elvis Doçi i njohur si "Visi i Pojës" i cili është shpallur në kërkim si pjes&eum...
Aktualitet
21 Maj 2025, 22:10
M.L
TIRANA- Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të...