Aktualitet

Solli tonelata kokainë nga Amerika Latine në Evropë/ Një vit më parë “Visi i Pojës” mori leje për të ndërtuar një hotel 10 katësh në Durrës

Bëhet e ditur se “Visi i Pojës” është pronar i kompanisë “Eldemar Construction”, e cila para një viti ka marrë leje ndërtimi për të ndërtuar një hotel 10 katësh në qytetin e Durrësit.

21 Maj 2025, 22:35 Nga E. D
Solli tonelata kokainë nga Amerika Latine në Evropë/ Një vit
Elvis Doçi

TIRANË- Elvis Doçi i njohur si "Visi i Pojës" i cili është shpallur në kërkim si pjesë e grupi që merret me trafik ndërkombëtar droge, rezulton të jetë një biznesmen, që merr edhe leje ndërtimi. Bëhet e ditur se “Visi i Pojës” është pronar i kompanisë “Eldemar Construction”, i cila para një viti ka marrë leje ndërtimi për të ndërtuar një hotel 10 katësh në qytetin e Durrësit.

Në vitin 2010, “Visi i Pojës”, ka caktuar si përfaqësues të “Eldemar Construction”, Denis Tafilin, ndërsa në vitin 2024, si administrator të kompanisë ka emëruar Gëzim Hasën, të dy të arrestuar nga autoritetet në Itali për trafik heroine.

“Visi i Pojës” u bë i njohur mediatikisht kur autoritetet zbarkuan një vit më parë në banesën e tij dhe gjetën 3 mln euro cash të groposura. Vetë ai u shpall në kërkim, por edhe pse ka kaluar më shumë se një vit dhe akuzat ndaj tij sa vijnë e shtohen, ende nuk është arrestuar.

 

Gjithashtu Elvis Doçi njihet edhe si nipi i Xhevdet Troplinit, i cili arriti ti shpëtonte prangave të policisë, ndërsa akuzohet për vepra të rënda penale në fushën e narkotikëve.

Ndërsa ditën e sotme autoritetet italiane njoftuan finalizimin e operacionit ‘Ura’, një aksion ku u përfshinë edhe autoritetet shqiptare për ekzekutimin e masave në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, Durrësin, Fierin dhe Vlorën, në kuadër të hetimeve për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Operacioni i koduar “Ura” është fokusuar në goditjen e një rrjeti të strukturuar kriminal që dyshohet për trafik heroine dhe kokaine nga Ballkani drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

elvis doçi

Sondazh

Poll