Aktualitet

"Bëhet fjalë për Elvis Doçin, si figura qëndrore e dosjes"/ Operacioni 'Ura', Lala: Në banesën e tij iu gjetën të groposura 3 milion euro cash vitin e kaluar

 Lala shprehet se në oborrin e banesës së një prej personazheve kryesore në grupin e Durrësit që u godit nga ky operacion një vit më parë është gjetur e groposur një shumë prej 3 milionë Euro kesh.

21 Maj 2025, 22:51 Nga M.L
"Bëhet fjalë për Elvis Doçin, si figura qëndrore
Klodiana Lala

TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje lidhur me operacionin ndërkombëtar i quajtur “Ura” që u zhvillua në Shqipëri e Itali, që ka goditur një grup të fuqishëm kriminal që merrej me trafikim të drogave të forta e pastrim parash. Lala deklaroi se në oborrin e banesës së një prej personazheve kryesore, Elvis Doçit, në grupin e Durrësit që u godit nga ky operacion një vit më parë është gjetur e groposur një shumë prej 3 milionë Euro kesh.

“Kush janë personazhet kryesor në grupin e Durrësit? Bëhet fjalë për Elvis Doçin, i njohur si Visi i Pojës, i cili e shoh në dosjen hetimore si figura qëndrore, pra grosisti kryesor. Jeton në Durrës. Në oborrin e një prej banesave të tij është gjetur shuma prej 3 milionë Euro kesh vitin e kaluar. Është gjetur e groposur. Është fakt!”, shprehet gazetarja Lala.

klodiana lala

Sondazh

Poll