Aktualitet

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina humb kontrollin, përmbyset në rrugë (FOTO)

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit por dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

22 Maj 2025, 08:59 Nga N.F
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina humb
Pamje nga vendi i ngjarjes

VORË- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë pranë fshatit Gërdec të Vorës. Nga aksidenti është përmbysur një makinë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit por dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Nga përplasja e fortë automjeti është përmbysur në rrugë. Nuk ka ende informacione për persona të lënduar.

aksident në autostradën durrës-tiranë

Sondazh

Poll