Aktualitet

U kap drogë brenda lokalit të tij, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali, sekuestrohen edhe armë

Së bashku me drogën, u sekuestruan edhe para të gatshme, materiale paketimi dhe dy peshore precize.

22 Maj 2025, 09:35 Nga N.F
U kap drogë brenda lokalit të tij, arrestohet 26-vjeçari
Foto ilustruese

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 26-vjeçar në Savona të Italisë. Shqiptari akuzohet për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen dhe posedimit të paligjshëm të armëve dhe municioneve.

Policia ushtroi kontrolle në lokalin e tij, ku u gjetën disa doza kokaine të paketuara dhe të fshehura brenda një kavanozi në zonën e kuzhinës. Më pas u kryen kontrolle edhe në tre apartamente që i përkisnin të riut, ku u zbuluan mbi 4 kilogramë e 400 gramë kokainë, pjesërisht në formë guri dhe pjesërisht në pluhur, në pako të paketuara në vakum.

Së bashku me drogën, u sekuestruan edhe para të gatshme, materiale paketimi dhe dy peshore precize. Droga, gati për t’u hedhur në tregun e Savonës, ka një  vlerë tregtare prej mbi 350 mijë eurosh.Gjatë operacionit, oficerët gjetën gjithashtu një pistoletë gjysmëautomatike Beretta Mod.34, të fshehur në një nga apartamentet, të kompletuar me karikator dhe municion. 

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll