Sport

Amorim: "Nëse tifozët mendojnë se nuk jam personi i duhur, do të largohem"...

Fjalët e trajnerit të Manchester United, Ruben Amorim, pas humbjes në finalen e Europa League ndaj Tottenham.

22 Maj 2025, 07:30 Nga DOSJA
Amorim: "Nëse tifozët mendojnë se nuk jam personi i duhur,

SPANJE - Të besuarit e Postecoglou fitojnë finalen e Ligës së Evropës. Në San Mamés në Bilbao, Tottenham mundi Manchester United me rezultatin 1-0 falë një goli të Brennan Johnson.

Me këtë fitore, londinezët kualifikohen për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. “Djajtë e Kuq” erdhën në këtë takim, pasi kishin humbur 1-0 ndaj Chelseat në raundin e fundit të Premier League.

Pas humbjes kundër Tottenhamit, trajneri i Manchester Unitedit, portugezi Ruben Amorim, komentoi performancën e ekipit të tij në një konferencë për shtyp.

Pas ndeshjes, ai deklaroi: “Nëse klubi dhe tifozët mendojnë se nuk jam personi i duhur, do të largohem në paqe. Sigurisht që nuk do të dorëzohem, sepse jam i sigurt në punën time dhe nuk kam ndërmend të ndryshoj asgjë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll