Sport

VIDEO / Cristiano Ronaldo e ka humbur nuhatjen e golit, ja çfarë humbi këtë here!

Në minutën e 66-të të takimit, ylli portugez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit.

21 Maj 2025, 22:51 Nga DOSJA
VIDEO / Cristiano Ronaldo e ka humbur nuhatjen e golit, ja çfarë

ARABI SAUDITE - Vazhdon momenti “jo” i Cristiano Ronaldo tek Al Nassr. Portugezi ka humbur penalltinë në ndeshjen e parafundit në kampionat që ekipi i tij po luajti në shtëpi ndaj Al Khaleej. Në minutën e 66-të të takimit, ylli portugez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit.

Kaq mjaftoi dhe shumë tifozë filluan vërshëllimat ndaj tij. Ronaldo ka pasur shumë kritikat duke qenë se Al Nassr dështoi të fitonte trofe këtë sezon dhe portugezi konsiderohet nga tifozët si fajtor kryesor.

Kohët e fundit është përfolur shumë për një largim të Ronaldos në fund të sezonit nga Al Nassr. Në dy sezone me Al Nassr, Cristiano Ronaldo nuk ka arritur dot të fitojë asnjë trofe.

Situatën e bën më të rëndë fakti që Al Nassr nuk do të luajë dot as në Champions League sezonin e ri, gjë që e përforcon akoma edhe më shumë largimin e Ronaldos në verë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll