Sport

Ronaldinho: "Unë dhe Messi e kemi bërë, tani radha e Lamine Yamal të bëjë histori"…

“Lamine Yamal u sjell gëzim njerëzve, siç bëra unë në kohën time, ose siç bëri Messi më vonë. Shpresoj që ai të vazhdojë me parashikimin që ka treguar deri më tani”

21 Maj 2025, 18:16 Nga DOSJA
Ronaldinho: "Unë dhe Messi e kemi bërë, tani radha e Lamine

SPANJE - Gjatë intervistës së tij me portalin spanjol MARCA, Ronaldinho në mënyrë të pashmangshme u ndal edhe te Lamine Yamal, i cili konsiderohet nga shumë si trashëgimtari i tij.

Kampioni brazilian preferoi të mos bënte krahasime, por megjithatë shprehu fjalë admirimi të thellë atë që mund të aspirojë marokeni i lindur në vitin 2007, duke filluar nga e ardhmja e afërt.

"Unë dhe Messi kemi bërë tashmë histori, tani është radha e Lamine Yamal të bëjë të njëjtën gjë. Është e mahnitshme ajo që ka treguar deri më tani, duke qenë kaq i ri dhe kaq i talentuar. Më pëlqen të shoh lojtarë si ai, ata janë të mirë për futbollin. Shpresoj të kenë një karrierë si e jona."

"Nuk më kanë pëlqyer kurrë krahasimet sepse çdo lojtar ka stilin e tij të lojës. Gjëja e rëndësishme është që Lamine Yamal u sjell gëzim njerëzve, siç bëra unë në kohën time, ose siç bëri Messi më vonë. Shpresoj që ai të vazhdojë me parashikimin që ka treguar deri më tani. 

“Topi i Artë”? Lamine Yamal është në prag të fitimit të “Topit të Artë”. Ka lojtarë të tjerë të shkëlqyer në botë, por ai është pjesë e asaj elite. Është e habitshme sepse është kaq i ri, por ai mund të bëjë histori duke e fituar atë jo një herë, por disa herë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll