Sport

Ofenduesit e Vinicius Jr. dënohen nga gjykata spanjolle!

Gjithçka lidhet me dhjetorin e vitit 2022, kur tifozë të Valadolidit shpërthen në ofendime ndaj sulmuesit brazilian.

21 Maj 2025, 22:42 Nga DOSJA
Ofenduesit e Vinicius Jr. dënohen nga gjykata spanjolle!

SPANJE - Real Madrid njoftoi me deklaratë zyrtare se pesë njerëz janë dënuar me një vit burg këtë të mërkurë nga Gjykata në Spanjë, pas ofendimeve të mëparshme në drejtim të Vinicius. Gjithçka lidhet me dhjetorin e vitit 2022, kur tifozë të Valadolidit shpërthen në ofendime ndaj sulmuesit brazilian.

Për këtë duhet të paguajnë gjoba 1080 dhe 1620 euro, ndërsa po ashtu janë përjashtuar me nga 3 vite nga stadiumet. Megjithatë tifozët nuk do të shkojnë në burg. Dënimi është me kusht, në rast se do të ketë sjellje përsëritëse pasi vetë ata kërkuan falje.

Gjatë kësaj kohe nuk do të kenë ndërkohë as të drejtën për të votuar. “Ky është një dënim historik, rezultat i punës së La Ligës dhe vendosmëria jonë që të lirojmë futbollin nga dhuna dhe diskriminimi”, shkruan Havier Tebas, president i La Ligës, në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll