Sport

ZYRTARE/ Legjenda shkodrane Vioresin Sinani, drejtori i ri sportiv i Vllaznisë…

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi shkodran me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

21 Maj 2025, 16:22 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Legjenda shkodrane Vioresin Sinani, drejtori i ri sportiv i

SHKODER - Vllaznia nuk ka vonuar dhe ka gjetur drejtorin e ri sportiv, brenda familjes shkodrane. Vetëm disa ditë pasi Osmani dhe klubi shkodran mbyllën bashkëpunimin, dje është prezantuar drejtori i ri sportiv.

Ai do të jetë ish-sulmuesi i njohur shkodran, Vioresin Sinani. Në të shkuarën ka dhënë kontributin e tij te Vllaznia me gola, ndërsa tanimë ka një rol drejtuesi tepër të rëndësishëm. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vllaznia me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

NJOFTIMI I VLLAZNISË:

“KF Vllaznia bën të ditur se që nga sot e në vazhdim, drejtor sportiv i klubit do të jetë z.Vioresin Sinani. Suksese në detyrën e re legjenda”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll