Sport

Pritja 41-vjeçare merr fund, Tottenhami është fituesi i Europa League! - VIDEO

Momenti që vendosi këtë 45 minutësh dhe takimin ishte minuta e 42 kur Tottenham zhbllokoi rezultatin me Brennan Johnson i cili u ndihmua pak edhe nga një prekje e topit nga Luke Shaw dhe skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjet me rezultatin 1-0 në favor të Tottenham.

21 Maj 2025, 22:55 Nga DOSJA
Pritja 41-vjeçare merr fund, Tottenhami është fituesi i Europa

SPANJE - Tottenhami ka arritur të dominojë ashtu si në të gjithë sezonin edhe në këtë finale të Bilbaos në Europa League, përballë Manchester United duke i konfirmuar sezonin e dështuar Djajve dhe duke shpëtuar lëkurën e tyre pas dështimit në këtë edicion në Premier League.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar edhe pse ishte Manchester United ai që kishte më shumë në zotërim topin. Momenti që vendosi këtë 45 minutësh ishte minuta e 42-të, kur Tottenham zhbllokoi rezultatin me Brennan Johnson, i cili u ndihmua pak edhe nga një prekje e topit nga Luke Shaw dhe skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjet me rezultatin 1-0 në favor të Tottenham.

Në fillimin e pjesës së dytë u pa që Manchester United ishte disi më kërkues në fushën e lojës, ndërkohë që në krahun tjetër Tottenham ishte më i tërhequr për të tentuar kundërsulmet. Pikërisht në minutën e 63-të, londinezët nuk mundën të shfrytëzonin një kundërsulm me Solanken.

Në të 67-n Manchester United krijoi momentin më të rrezikshëm me Hojlund, topi i gjuajtur prej të cilit u largua nga Van de Ven me një veprim akrobatik. "Djajtë e Kuq" e spostuan lojën në gjysmëfushën e Tottenham dhe tentuan sërish me Bruno Fernandes në minutën e 71-të, por gjuajtja e tij me kokë përfundoi jashtë. Vetëm 120 sekonda më pas Garnacho pati një shans të shkëlqyer, por Vicario bëri një pritje të mrekullueshme duke e dërguar topin në goditje këndi.

United i vijoi përpjekjet e tij në kërkim të golit të barazimit, ndërkohë që nuk munguan as momentet e nervozizmit të të dyja skuadrat. Në minutat e mbetura, "Djajtë e Kuq" provuan në çdo mënyrë për të shënuar, por Tottenham rezistoi dhe në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0 për londinezët, që në fund festuan këtë triumf që iu mungonte prej 4 dekadash e për më tepër, Tottenham siguroi edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, ndërkohë që Manchester United duhet të harrojë sa më shpejt të jetë e mundur këtë sezon katastrofik.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll