Politike

Mori mandatin e vetëm nga lista e hapur e PD-ASHM në qarkun Durrës/ Arian Ndoja-qytetarëve: Do të përpiqem të jem zëri juaj

 Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndoja ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetësit duke thënë se përshëndet të gjithë ata që votuat numrin 1, dhe ata që votuan atë si kandidat.

19 Maj 2025, 20:29 Nga M.B
Mori mandatin e vetëm nga lista e hapur e PD-ASHM në qarkun
Arian Ndoja

DURRËS- Deputet i zgjedhur i koalicionit PD-ASHM Arian Ndoja ka marrë mandatin e vetëm të fituar nga kjo forcë në listën e hapur të qarkut Durrës me 8232 vota duke u renditur ndër kandidatët më të votuar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndoja ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetësit duke thënë se përshëndet të gjithë ata që votuat numrin 1, dhe ata që votuan atë si kandidat. Gjithashtu Ndoja thotë se do të përpiqet të jetë zëri i tyre.

Postimi i plotë:

Me anë të këtij statusi, ju përshëndes të gjithë juve që votuat numrin 1, dhe ata që më votuan edhe mua si kandidat! Ju jam mirënjohës dhe do të përpiqem të jem zëri juaj! Një falenderim i vecantë për të gjithë kandidatët e Aleancës Shqipëria Madhështore, strukturat e Partisë Demokratike, për punën e bërë dhe sjellien qytetare gjatë kësaj fushate. Zoti ju bekoftë!

arian ndoja

Sondazh

Poll