Politike

Dyshime për manipulime të votave brenda listave të partive/ Kandidatët e PS-PD kërkesë KQZ: Vini në dispozicion pamjet filmike të numërimit të votave

Konkretisht kandidatët që kanë drejtuar shkresë janë janë Blerina Gjylameti, Ilir Alimehmeti, Xhemal Qefalia, Shkëlqim Shehu dhe Frrok Gjin.

19 Maj 2025, 17:35 Nga E. D
Dyshime për manipulime të votave brenda listave të partive/
Blerina Gjylameti

TIRANË- Kandidatët e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste i janë drejtuar me një kërkesë KQZ-së. Pesë kandidatë i janë drejtuar me një kërkesë të njëjtë KQZ-së, pasi dyshojnë për manipulime të votave brenda listave të partive. Konkretisht kandidatët që kanë drejtuar shkresë janë janë Blerina Gjylameti, Ilir Alimehmeti, Xhemal Qefalia, Shkëlqim Shehu dhe Frrok Gjin.

“Më vini dispozicion pamjet filmike të numërimit në qarkun Tiranë”, thuhet në kërkesën e ndaj KQZ-së.

Kërkesa e kandidatëve për deputetë në liste të hapur vjen pasi ata pretendojnë se vota ndaj tyre sipas qarqeve nuk është lexuara drejtë. Blerina Gjylameti renditet e 23 në listën e PS në Tiranë, ajo ka marrë 6053 vota nga votat preferenciale për deputetë.

Xhemal Qefalia renditet i 18 në listën e PS në Tiranë, ai ka marrë 9822 vota. Ilir Alimehmeti u rendit i 14 në listën e PD-ASHM në Tiranë dhe ka marrë 17,988 vota.

blerina gjylameti

Sondazh

Poll