Bota

U diagnostikua me kancer, reagon Joe Biden: Faleminderit që na mbështesni, unë dhe Jill jemi mësuar të jemi më të fortë

Ai më tej ka shkruar se kanceri i prek të gjithë dhe se ai dhe Jill janë të fortë edhe kur janë të thyer.

19 Maj 2025, 14:28 Nga N.F
U diagnostikua me kancer, reagon Joe Biden: Faleminderit që na
joe dhe jill biden

SHBA- Ish-presidenti amerikan, Joe Biden ka reaguar për herë të parë që pas publikimit të lajmit se ai vuan nga kanceri i prostatës. Biden ka publikuar një “selfie” duke buzëqeshur krah bashkëshortes së tij. 

Ai më tej ka shkruar se kanceri i prek të gjithë dhe se ai dhe Jill janë të fortë edhe kur janë të thyer. Biden më tej falenderoi të gjithë që e kanë mbështetur me dashuri dhe përkrahje.

"Kanceri na prek të gjithëve. Ashtu si shumë prej jush, edhe unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë atëherë kur jemi thyer. Faleminderit që na mbështesni me dashuri dhe përkrahje.", thuhet në postimin e Biden në Instagram. 

Biden, i cili la detyrën në janar, u diagnostikua të premten pasi vizitoi një mjek javën e kaluar për simptoma urinare.  Kanceri i prostatës është kanceri i dytë më i zakonshëm që prek burrat, pas kancerit të lëkurës, sipas Klinikës së Clevelandit. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA raportojnë se 13 nga 100 burra do të zhvillojnë kancer të prostatës në një moment të jetës së tyre. Mosha është faktori më i zakonshëm i rrezikut.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Joe Biden (@joebiden)

biden shba

Sondazh

Poll