19 Maj 2025, 12:19
Nga r.ll
elton john
BRITANI E MADHE- Këngëtari e pianisti britanik, Elton John, akuzoi të dielën qeverinë britanike për "vjedhje", pasi ajo ka propozuar që kompanitë teknologjike të mund të trajnojnë modelet e inteligjencës artificiale (IA) mbi përmbajtjen muzikore dhe krijuese të Britanisë, pa garantuar kompensim të drejtë për autorët.
Industria kreative në mbarë botën po përballet me sfidat ligjore dhe etike që paraqet përdorimi i modeleve të inteligjencës artificiale, të cilat mund të krijojnë vepra të reja pas trajnimit mbi materiale ekzistuese.
Britania, të cilën kryeministri Keir Starmer synon ta shndërrojë në një superfuqi të inteligjencës artificiale, ka propozuar lehtësimin e ligjeve të të drejtës së autorit, duke lejuar zhvilluesit e IA-së të përdorin çdo material për të cilin kanë qasje të ligjshme për qëllime trajnimi. Kjo do të kërkonte që krijuesit të deklarojnë në mënyrë aktive se nuk duan që puna e tyre të përdoret, përndryshe ajo do të përfshihej automatikisht në bazat e të dhënave të trajnimit.
Emrat më të mëdhenj të industrisë, përfshirë Elton John, Paul McCartney, Andrew Lloyd Webber, Ed Sheeran dhe të tjerë, i kanë bërë thirrje qeverisë të ndryshojë drejtimin, duke paralajmëruar se ky propozim do ta bëjë edhe më të vështirë për të rinjtë që të sigurojnë jetesën në industrinë krijuese.
"Rreziku është për artistët e rinj, ata nuk kanë mundësi financiare që të kontrollojnë vazhdimisht apo të përballen me gjigantët e teknologjisë", tha Elton John për BBC. "Është kriminale dhe ndihem thellësisht i tradhtuar".
"Një makinë... nuk ka shpirt, nuk ka zemër, nuk ka ndjenja njerëzore, nuk ka pasion. Qeniet njerëzore, kur krijojnë diçka, e bëjnë këtë... për t’u sjellë kënaqësi shumë njerëzve", shtoi ai.
Elton John ka shitur mbi 300 milionë albume gjatë një karriere gjashtëdekadëshe. Mbështetës i Partisë Laburiste të Starmerit, ai tha se gjithmonë ka kërkuar të ndihmojë artistët e rinj dhe se do të vazhdojë të luftojë kundër këtyre ndryshimeve.
Qeveria britanike thotë se është në kërkim të një zgjidhjeje që do t’i mundësojë si industrive krijuese, ashtu edhe kompanive të IA-së, të lulëzojnë.
Të dielën, ajo njoftoi se është në proces konsultimi, se do të publikojë një vlerësim mbi ndikimin ekonomik të çdo mase të mundshme dhe se nuk do të japë dritën e gjelbër për asnjë veprim derisa të jetë "plotësisht e sigurt se këto masa funksionojnë për krijuesit".
Britania historikisht ka qenë ndër vendet më të suksesshme në industrinë krijuese, me mijëra punonjës në fusha si teatri, filmi, reklama, botimi dhe muzika./REL
elton john
Bota
19 Maj 2025, 12:03
N.F
Presidenti argjentinas
ARGJENTINË- Një incident i papritur ndodhi dje, ndërsa presidenti argjentinas, Javier Milei po dilte nga një qen...
Bota
19 Maj 2025, 10:37
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Negociatorët e Bashkimit Evropian dhe ata të Mbretërisë së Bashkuar kanë arritur pajtim për nj&eu...
Bota
19 Maj 2025, 09:30
N.F
Von der Leyen
UKRAINË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, beson se kjo javë do të jetë vendimtare në krijim...
Bota
19 Maj 2025, 09:24
r.ll
kamala harris, joe biden, barack obama
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Joe Biden është diagnostikuar me një formë “agres...
Bota
19 Maj 2025, 09:14
N.F
Starmer dhe Von der Leyen
ANGLI- Pesë vjet pas Brexit-it, Britania dhe BE-ja marrin pjesë sot në një samit në Londë...
Bota
19 Maj 2025, 09:13
r.ll
trump, putin
SHBA- "Ethet" diplomatike mbi Ukrainën po rriten përsëri, pasi pasditen e sotme, presidenti i SHBA-së, Donald Trump,&...
Bota
19 Maj 2025, 08:56
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Gjithnjë e më shumë studime tregojnë se aktiviteti i rregullt fizik mund të zvogëlojë rrezikun&nb...
Bota
19 Maj 2025, 08:51
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Puna nga shtëpia është mjaft e popullarizuar në Gjermani. Në këtë vend, njerëzit mes...
Bota
19 Maj 2025, 08:29
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Donald Trump mund të ndihet i konfirmuar: Ministri i ri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul kërkon q&eum...
Bota
19 Maj 2025, 08:24
N.F
Foto ilustruese
SPANJË- Obeziteti para moshës 30 vjeç mund të dyfishojë pothuajse rrezikun e vdekjes së parakohshme, s...