Bota

VIDEO/ Presidenti argjentinas nervozohet me gazetarin, e akuzon se e ka goditur qëllimisht në hundë me mikrofon

Presidenti duket i acaruar pas inicidentit ndërsa i thotë gazetarit më godite më qëllim. Një zë më pas dëgjohet në sfond duke i thënë "Jo".

19 Maj 2025, 12:03 Nga N.F
VIDEO/ Presidenti argjentinas nervozohet me gazetarin, e akuzon se e ka goditur
Presidenti argjentinas

ARGJENTINË- Një incident i papritur ndodhi dje, ndërsa presidenti argjentinas, Javier Milei po dilte nga një qendër votimi në Buenos Aires. Sipas pamjeve të transmetuara, Milei po dilte nga ndërtesa i rrethuar nga gazetarë dhe mbështetës të tij, kur papritmas gazetari e afroi mikrofonin shumë afër fytyrës së presidentit argjentinas, duke e goditur në hundë. 

Presidenti duket i acaruar pas inicidentit ndërsa i thotë gazetarit më godite më qëllim. Një zë më pas dëgjohet në sfond duke i thënë "Jo".

Prezantuesi i C5N sqaroi pasi u shfaqën pamjet se goditja ishte shkaktuar nga pjesa e butë e mikrofonit, duke nënkuptuar kështu që reagimi i Milei mund të ketë qenë i ekzagjeruar. Ai njihet për qëndrimin e tij negativ ndaj gazetarëve, të cilët shpesh i akuzon se po kthehen kundër qeverisë së tij dhe se i shkelin privatësinë.

Në fakt, ai ka deklaruar në të kaluarën se gazetarët e ngacmojnë qëllimisht me dritë edhe pse e dinë se ai vuan nga fotosensitiviteti. Skena me Milei jashtë qendrës së votimit kujton një incident të ngjashëm që ndodhi marsin e kaluar, me protagonist Donald Trump , të cilin presidenti argjentinas e admiron shumë.

Presidenti republikan po fliste me gazetarët në një bazë ushtarake në Maryland kur një mikrofon papritmas e goditi në zonën e gojës. Në skenën e kapur në video, Trump duket se tërheq kokën prapa në reagim ndaj goditjes dhe i hedh një vështrim të ashpër gruas që mban mikrofonin jashtë kamerës, e cila nxiton t’i kërkojë falje.

“Do të jetë lajm sonte, kanalet do ta tregojnë”, komentoi Trump pak më vonë, duke vazhduar konferencën për shtyp.

presidenti argjentinas

Sondazh

Poll