Bota

"E neveritshme, ky është patetik", shpërthejnë kritikat ndaj djalit të Trump, pas postimeve të tij për sëmundjen e Joe Biden

Që nga publikimi i lajmit, kanë qenë të shumta reagimet në mbështetje të demokratit 82-vjeçar. Edhe rivali i tij politik, Donald Trump, presidenti aktual i SHBA, i uroi shërim sa më të shpejtë. 

19 Maj 2025, 12:52 Nga r.ll
"E neveritshme, ky është patetik", shpërthejnë
donald trump junior

SHBA- Ish-presidenti amerikan, Joe Biden është diagnostikuar me një formë “agresive” të kancerit të prostatës. Lajmin e njoftoi të dielën zyra e ish-presidentit amerikan. Ndërkohë që nga publikimi i lajmit, kanë qenë të shumta reagimet në mbështetje të demokratit 82-vjeçar. Edhe rivali i tij politik, Donald Trump, presidenti aktual i SHBA, i uroi shërim sa më të shpejtë. 

Reagime kanë ardhur edhe nga familjarët e Trump. Konkretisht djali i tij, Donald Trump Jr. Ky i fundit menjëherë pas njoftimit se ish-presidenti ka një formë agresive të kancerit të prostatës që është përhapur në kockë, ripostoi një mesazh në "X",  ku thuhej: “duke lënë mënjanë politikën, i urojmë shërim të shpejtë”. Këtë ripostim e shoqëroi me fjalet "Jam dakord 100%".

Ndërkohë reagimi i tij mbi këtë lajm, nuk ka përfunduar më kaq. Pak orë më vonë, Trump Jr ka ndarë sërish një postim në "X", ku ironizon ish-zonjën e parë Jill Biden, e cila ka një diplomë doktorature në arsim, ndërsa ai nënkupton se sëmundja e Biden mund të jëtë “një konspiracion”.

Pas këtyre postimeve, kanë qenë të shumta reagimet kundër djalit të presidentit Trump dhe kritikat ndaj tij.

"Donald Trump Jr. sapo u tall me diagnozën e kancerit të Presidentit Biden. Këtu jemi në pikën e fundit në politikën amerikane. Trump Jr. është një mashtrues i mjerë dhe i dënueshëm, i cili nuk do ta njihte mirësjelljen edhe nëse do ta godiste në fytyrë. Turp të ketë.", "I humba të dy prindërit e mi nga kanceri. Kjo është e neveritshme dhe një fyerje për çdo pacient dhe familje që merret me këtë sëmundje. Rritu dreqin", thuhet në disa nga komentet në rrjet.

eric trump dhe donald trump jr.

Sondazh

Poll