Bota

OBSH: Dy milionë njerëz po vuajnë nga uria në Gaza! Tonelata me ushqim janë bllokuar në kufi

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se rreziku i urisë në Gaza po rritet me ndalimin e qëllimshëm të ndihmës humanitare, përfshirë ushqimin.

19 Maj 2025, 13:24 Nga N.F
OBSH: Dy milionë njerëz po vuajnë nga uria në Gaza! Tonelata
Foto ilustruese

GAZA- Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot për rrezikun në rritje të urisë në Rripin e Gazës, ku dy milionë njerëz po vdesin nga uria. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se rreziku i urisë në Gaza po rritet me ndalimin e qëllimshëm të ndihmës humanitare, përfshirë ushqimin. Ai theksoi se tonela me ushqim janë bllokuar në kufi, vetëm pak minuta larg.

Nën presionin e jashtëm për shkak të bllokadës që po çon në vdekjen e palestinezëve nga uria në Gaza, Izraeli njoftoi dje se do të lejonte rifillimin e kufizuar të ndihmës humanitare, paralelisht me fillimin e operacioneve tokësore në shkallë të gjerë në Gaza.

Vendimi për të lejuar ndihmën në enklavën palestineze, më shumë se dy muaj pasi Izraeli vendosi bllokadën ndaj Gazës më 2 mars, është i vështirë, por i nevojshëm sipas kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Kombet e Bashkuara, si dhe organizatat ndërkombëtare të ndihmës që veprojnë në Rripin e Gazës, janë ankuar për mungesa prej javësh.

obsh gaza

Sondazh

Poll