Bota

Diagnostikimi i Biden me kancer, reagojnë Obama dhe Harris: Ai do ta luftojë edhe këtë sfidë me vendosmëri

Kamala Harris tha se u ndje "e trishtuar" kur mësoi lajmin se Joe Biden vuan nga kanceri.

19 Maj 2025, 09:24 Nga r.ll
Diagnostikimi i Biden me kancer, reagojnë Obama dhe Harris: Ai do ta
kamala harris, joe biden, barack obama

SHBA- Ish-presidenti amerikan, Joe Biden është diagnostikuar me një formë “agresive” të kancerit të prostatës. Lajmin e njoftoi të dielën zyra e ish-presidentit amerikan. Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish-zëvendëspresidentja demokrate e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. Në një postim në "X", ajo tha se u ndje "e trishtuar" kur mësoi lajmin se Joe Biden vuan nga kanceri.

"Joe është një luftëtar — dhe e di që ai do të përballet me këtë sfidë me të njëjtën forcë, qëndrueshmëri dhe optimizëm që kanë përcaktuar gjithmonë jetën dhe udhëheqjen e tij", tha demokratja, e cila zëvendësoi Biden në fletën e votimit të partisë së demokratëve përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2024, në sfondin e shqetësimeve rreth gjendjes së shëndetit fizik dhe mprehtësisë mendore të kreut të shtetit, atëherë tetëdhjetë vjeç.

Një reagim ka ardhur edhe nga ish-presidenti amerikan Barack Obama, i cili shprehet se Biden do të luftojë me vendosmërinë që e karakterizon kundër formës jashtëzakonisht agresive të kancerit të prostatës me të cilën është diagnostikuar.

"Askush nuk ka bërë më shumë se Joe për të gjetur trajtime revolucionare për kancerin në të gjitha format e tij, dhe jam i bindur se ai do ta luftojë këtë sfidë me vendosmërinë dhe hirin që e karakterizon. Ne lutemi për një shërim të shpejtë dhe të plotë", tha Obama.

 

joe biden kamala harris barack obama

Sondazh

Poll