Politike

Berisha: Në krye të amnistisë elektorale qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtori i Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit

Kreu i PD-së tha se për të mbrojtur Dumanin, bëjnë fajtor për të gjitha prokurorin Ols Dado. 

19 Maj 2025, 11:09 Nga r.ll
Berisha: Në krye të amnistisë elektorale qëndron vetë
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se gjatë fushatës elektorale ka dorëzuar 15 padi për krime elektorale, por shtoi se do amnistohen nga kreu i SPAK, Altin Dumani. Këtij të fundit Berisha i është referuar si shërbëtor i ministrit, Ulsi Manja dhe Arben Rakipit. Më tej kreu i PD-së tha se për të mbrojtur Dumanin, bëjnë fajtor për të gjitha prokurorin Ols Dado. 

"PD ka dorëzuar gjatë fushatës elektorale mbi 15 padi, të cilat natyrisht do kenë fatin e të gjitha padive të tjera, sepse në krye të amnistisë së krimit elektoral, qëndron ai që amnistoi dosjet 184 dhe 339, qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtor i shpifur i Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit, i keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama.

Ne kemi dorëzuar edhe gjatë fushatës me dhjetëra padi. ...Prokurorët e tjerë kanë një drejtues dhe ti e pe rastin e Erion Veliajt, se ti e njeh këtë strukturë këtu. Nuk të bëri përshtypje se si i arrestuari me firmë të Altin Dumanit për këtë gjë u bë fajtor Olsi Dado. Se unë i kisha kërkuar njëherë... paçka se djalin e ka pasur kandidat për deputet të PS.

Me një fjalë, për të mbrojtur Dumanin, ia veshën të gjitha ato që kishte bërë Dumani, Olsi Dados. Çfarë mendon ti, se nuk nxjerrin mësim prokurorët nga ai akt që ndodhi? Nxjerrin, pra detyrohen të heshtin. Edhe po të kenë vullnet, me provën që u bë, ata do heshtin.", tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll