19 Maj 2025, 11:01
Nga N.F
Ajola Xoxa
TIRANË- Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa ka mbërritur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Xoxa është paraqitur në SPAK për të respektuar masën e sigurisë 'detyrim paraqitje', të lënë në fuqi nga Apeli i GJKKO ndaj saj.
Ajola Xoxa është lënë në masën "detyrim paraqitje" lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.
ajola xoxa
Politike
19 Maj 2025, 10:53
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike në deklaratën për mediat jashtë SPAK u pyet lidhur me incidentin që ...
Politike
19 Maj 2025, 10:53
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar mos futjen e doktor Ilir Alimehmetit në Kuvend. Gjatë fjalës për...
Politike
19 Maj 2025, 10:29
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është pyëtur nga gazetarët sot nëse ka pasur komunikim me drejtuesin politik...
Politike
19 Maj 2025, 10:30
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është pyetur nëse do e drejtojë ai seancën e parë...
Politike
19 Maj 2025, 10:27
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur për mëdiat jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaç...
Politike
19 Maj 2025, 10:24
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se emigrantët shqiptarë kanë votuar masivisht p&eum...
Politike
19 Maj 2025, 10:12
N.F
Gonzato
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka folur në lid...
Politike
19 Maj 2025, 10:10
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posa&cc...
Politike
19 Maj 2025, 10:02
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posa&c...
Politike
19 Maj 2025, 09:50
N.F
Maqedonci
KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka folur sot për sigurinë në vend. I pyetur për nj&eum...