Aktualitet

Burgjet shqiptare në regjim të posaçëm, Gjonaj: 270 të dënuar nën sistemin e rreptë “41 Bis”

Ky sistem iu ndalon të dënuarve çdo formë komunikimi me botën e jashtme. Edhe takimet e tyre me familjarët do të jenë të monitoruara. Ky sistem është vendosur për herë të parë në Itali në ’92-shin, pas problemeve që kishte vendi me kriminalitetin dhe komunikimin që të burgosurit bënin me njerëz të tjerë për të vijuar punën me drejtimin e organizatave kriminale.
Featured image of article: Burgjet shqiptare në regjim të posaçëm, Gjonaj: 270 të dënuar nën sistemin e rreptë “41 Bis”
Përditësuar:

SHQIPËRI- Nga nesër në burgjet shqiptare pritet të nisë zbatimi i një regjimi të posaçëm për rreth 270 të dënuar. Bëhet fjalë për sistemin e njohur si “41 Bis”, i aplikuar për herë të parë në shtetin italian në vitet 1992.

Ky sistem iu ndalon të dënuarve çdo formë komunikimi me botën e jashtme. Edhe takimet e tyre me familjarët do të jenë të monitoruara.

Lajmin e dha ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pas konferencës që zhvilloi me prokurorin Italian Federico Cafiero De Raho. Gjonaj tha se ky regjim do të vihet në zbatim për të pamundësuar që eksponentë kriminalë të vazhdojnë veprimtarinë e tyre gjatë kohës së vuajtjes së dënimit.

“Prokurori Federico Cafiero De Raho është për herë të dytë në Shqipëri për cështje që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit. Ne kemi marrë masa në sistemin e burgjeve dhe konferenca e sotme kishte të bënte me zbatimin e regjimit ’41-bis’ në burgje, që futet në fuqi nesër. Në zbatimin e këtij regjimi do të kemi mbështetjen e Italisë. Sot inspektuam sallën operacionale që është ngritur për monitorimin 24 orë të burgjeve, që të rritet siguria, të ulet korrupsioni dhe për të eliminuar rastet kur subjektet e krimit kanë kontakt me botën e jashtme. Do të marrim masat dhe do të arrijmë ti minimizojnë rastet kur krimi vijon aktivitetin edhe në burgje. Në këtë grup përfshihen 270 subjekte që pritet ti nënshtrohen këtij regjimi të posaçëm. Ka subjekte që vijojnë veprimtarinë e tyre edhe në burgje.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë

Çfarë është sistemi “42 bis”?

Ky sistem është vendosur për herë të parë në Itali në ’92-shin, pas problemeve që kishte vendi me kriminalitetin dhe komunikimin që të burgosurit bënin me njerëz të tjerë për të vijuar punën me drejtimin e organizatave kriminale.

Ky regjim parashikon zero kontakt me botën e jashtme, 1 orë ajrim, ndalim i përdorimit të parave nga jashtë brenda burgut, telefonata të regjistruara audio dhe video. Gjithashtu, sipas modelit Italian, këta të burgosur nuk lejohen të kenë më shumë se 1 takim në muaj me familjarët e tyre, ndërkohë që biseda është e regjistruar. Ndalohen sendet personale në qeli, ndërkohë që këta persona e kanë të ndaluar të flasin me të burgosurit e tjerë dhe të qëndrojnë më shumë se 4 persona së bashku për më shumë se dy orë në ditë.

Shto Koment