Politike

‘Në kundërshtim me Kushtetutën’, Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për ‘anti-shpifjen’

22 Janar 2020, 11:04 Nga DOSJA
‘Në kundërshtim me Kushtetutën’, Kuvendi rrëzon

TIRANË- Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka rrëzuar sot dekretin e Presidentit, Ilir Meta për mediat elektronike, pjesë e paketës “Anti-shpifje”. Në këtë mbledhje institucioni i Presidentit përfaqësohej nga këshilltari ligjor, Bledar Dervishi, i cili theksoi se dispozitat e paketës ligjore bien në kundërtim me dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtat e lirisë së medias dhe të shprehjes.

“Forca ushtruese e shtetit do jetë e dyfishtë, një herë me gjobat nga AMA e më pas përmes AKEP. Të gjithë duhet të dëgjojnë deklaratat e Komisionit Europian që nëse nuk reflektohet do të ketë ndikim në procesin e integrimit europian.” –tha Dervishi. Më tej ai shtoi se për këtë çështje duhet pritur edhe opinioni i Komisiot të Venecias.

Ndërsa deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi tha se argumentat e Presidentit nuk janë të qenësishme. “Argumentat e Presidentit nuk janë të qenësishme e për këtë nuk ka pse ta rishqyrtojmë këtë ligj. Gjykoj që të rrëzohet dekreti i Presidentit.” u shpreh Pëllumbi. Në fund pas disktutimeve dhe debateve me përfaqësuesin e Presidentit, maxhoranca me shumicë votash vendosi të rrëzojë dekretin dhe shumë shpejt do të kalojë në seancë plenare.

Një javë më parë  presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend paketën “anti-shpifje” pasi sipas tij,  Kuvendi nuk ka publikuar deri më tani përmbajtjen e akteve ligjore të saj, duke krijuar një mungesë transparence të theksuar përkundrejt publikut. Sipas tij ligji shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik; të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit; standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Maxhoranca në 19 dhjetor të vitit të kaluar kaloi në Kuvend paketën e njohur si anti-shpifja dhe pse kundër saj kishte reaguar opozita, komuniteti i gazetarëve në vend dhe Evropë, por dhe institucione të ndryshme si BE apo KiE. Paketa u kundërshtua dhe nga OSBE, por një ditë para miratimit ky institucion ndyshoi qëndrim dhe u shpreh se do ndiqte hap pas hapi dhe mënyrën e zbatimit. Kundër paketës pati dhe protestë nga komuniteti i gazetarëve, të cilët kanë ngritur zërin për më shumë se një vit dhe para ditën e miratimit nga Kuvendit kundërshtuar këtë ligj dhe u shprehën se po instalohet censura. Por qeveria dhe Edi Rama u shprehën se paketa është e nevojshme dhe duhet të futet në zbatim shumë shpejt pasi duhet të dënohen shpifësit. Ligjet e ‘anti-shpifjes’ kundërshtohet pasi AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) dhe AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) marrin kompetencat e gjykatës dhe gjobat e majme që vendosen prej tyre duhet të ekzekutohen pa u shprehur një trup gjykuese. Këto institucione kanë mundësi dhe të mbyllin një media, pasi denoncimeve nga qytetarët

(J.V. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben pëllumbi dërgohet në kuvend paketa antishpifje ilir meta kuvendi rrëzon paketën anti-shpifje arben pëllumbi dërgohet në kuvend paketa antishpifje ilir meta kuvendi rrëzon paketën anti-shpifje

Sondazh

Poll