Sport

Ndodh edhe kjo! Biletat e ndeshjes Ibiza-Barcelona janë vjedhur

21 Janar 2020, 19:00 Nga DOSJA
Ndodh edhe kjo! Biletat e ndeshjes Ibiza-Barcelona janë vjedhur

SPANJË- Ditën e mërkurë, Barcelona do të udhëtojë në Ibiza, për të zhvilluar ndeshjen për “Copa del Rey”, katalanasit do të luajnë ndaj një skuadre që militon në Kategorinë e Tretë. Sigurisht,që ardhja e Barcelonës në Ibiza ka bërë që edhe numri i tifozëve të jetë i lartë dhe shumë prej tyre kanë shpenzuar një shumë të madhe për të parë Messi-n me shokë.

Por disa persona të tjerë kanë zgjedhur një rrugë të shkurtër, disa persona kanë hyrë në zyrat e stadiumit “Can Misses” dhe kanë vjedhur një numër biletash të këtij takimi kundër Barcelonës, por edhe një sasi të vogël parash. Të veshur me kapuça dhe tërësisht të paidentifikuar, kanë përdorur një levë për të hapur zyrtar e klubit.

Në ato momente nuk ka pasur roje sigurie në atë ambient, ndëra kamerat e sigurisë kanë rregjisturar gjithë ngjarjen e ndodhur në orën 01:00 të ditës së hënë. Sipas një raporti të publikuar nga Diario de Ibiza, policia lokale po heton rastin dhe po shikon nga afër imazhet e CCTV për të provuar dhe identifikuar fajtorët.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona ibiza vidhen biletat barcelona ibiza vidhen biletat

Sondazh

Poll