Politike

Von der Leyen publikon fotot nga Samiti në Tiranë: Shiu i rrëmbyeshëm nuk e zbehu moralin! Familja evropiane e vlerave shtrihet përtej kufijve të Bashkimit Evropian

Ajo më tej falenderoi kryeministrin Edi Rama teksa theksoi se ky takim ishte historik.

16 Maj 2025, 22:18 Nga N.F
Von der Leyen publikon fotot nga Samiti në Tiranë: Shiu i
Foto

TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka ndarë një foto nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë. Von der Leyen shkruan se edhe pse sot po binte shi në Tiranë kjo nuk e zbehu aspak moralin.

Ajo më tej falenderoi kryeministrin Edi Rama teksa theksoi se ky takim ishte historik. Dukeqenëse ky samit mbahej për herë të parë në Ballkan, Von der Leyen theksoi se familja evropiane shtrihet përtej kufinjve të BE-së.

"Në Tiranë binte shi i rrëmbyeshëm, por kjo nuk na e zbehu moralin! Një falënderim i madh për mikun tim të dashur @ediramaal për organizimin e këtij takimi historik të Komunitetit Politik Evropian - i pari ndonjëherë në Ballkanin Perëndimor. Çfarë simboli i fuqishëm.

Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët," shkruan ajo në instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ursula von der Leyen (@ursulavonderleyen)

von der leyen

Sondazh

Poll