Aktualitet

Zbardhen urdhërat e prera të Ardi Veliut: T’u hiqen telefonat efektivëve të policisë, të komunikohet vetëm me radio, ag

22 Janar 2020, 09:01 Nga DOSJA
Zbardhen urdhërat e prera të Ardi Veliut: T’u hiqen telefonat

Tiranë- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhënë disa urdhëra të prera gjatë një takimi me drejtuesit, shefat e krimeve dhe të rendit në drejtorinë e Tiranës pas ngjarjeve të fundit kriminale në vend.

Dosja.al mëson se Veliu ka dhënë urdhër që të hiqen telefonat e efektivëve të policisë gjatë shërbimit për të shmangur rrjedhjen e informacionit apo dekonspirimet. Kjo do të thotë që disa kategori të strukturave të policisë, përfshirë ata që janë në terren nuk duhet të mbajnë telefonat me vete dhe se duhet t’i dorëzojnë para se të marrin shërbimin. Ai ka theksuar se komunikimi gjatë punës do të bëhet vetëm me radio dore. Ndërsa urdhëri i dytë lidhet me agjentët e policisë, ku u është kërkuar që në fund të ditës të përpilojnë një procesverbal mbi rutinën,çfarë kanë kontrolluar dhe se kë kanë takuar.

Urdhërat:

1- Duke filluar nga data 20:01:2020 dhe në vazhdim, gjatë shërbimit dhe kryerjes së detyrave funksionale, komunikimi për arsye pune dhe shërbimi në strukturat vendore të Policisë së Shtetit, nga drejtori i drejtorisë vendore të Policisë së Shtetit dhe deri tek punonjësi i policisë me gradën më të ulët, të bëhet vetëm me radio dore. 

2- Punonjësit e Policisë së patrullave të Përgjithshme, seksionit të forcës së posaçme, Shqiponjat, sektori i patrullës së përgjithshme “Motorrist”, si edhe njësitë operacionale të rendit publik, duke filluar nga data 20:01:2020 dhe në vazhdim gjatë kohës së punës dhe shërbimit në mënyrë kategorike nuk duhet të mbajë aparate celulare me vete. 

3- Drejtuesit e punonjëve të policisë të këtyre shërbimive janë pëgjegjës për zbatimin e këtij detyrimi, duke ushtruar kontroll në vazhdimësi gjatë kryerjes së instruktazhit, si edhe për ushtrimin e kontrolleve gjatë orarit të punës dhe shërbimit. 

Mesa duket ky urdhër i Ardi Veliut, vjen pas ngjarjeve të fundit kriminale në vend. Dy ditë më parë u vra me armë zjarri zonën e Astirit në Tiranë, Vilson Tafçiu. Po kështu pas vrasjes së pronarit të televizionit lokal në Rrëshen, ministri Sandër Lleshaj u kërkoi drejtuesve të policisë që të ruajnë sekretin hetimor, pasi ka pasur rrjedhje të informacioneve. Ai kërkoi që asnjë informacion të mos dalë në media.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu zbardhen urdhrat e ardi veliut ardi veliu zbardhen urdhrat e ardi veliut

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Janar 2020, 08:59

TIRANË– “Koronarvirusi” i ngjashëm me virusin “SARS” është përhapur shumë në të gjithë Kinën ku deri më tani u ka marrë jetën 4 njerëzve ndërsa ditën e dje...