Aktualitet

“Drifti” me AMG-në para Komisariatit nr. 6/ Policia i heq patentët pronarit të makinës luksoze, nis procedim penal ndaj

22 Janar 2020, 08:33 Nga DOSJA
“Drifti” me AMG-në para Komisariatit nr. 6/ Policia i heq

Tiranë-Policia e Shtetit ka reaguar sërish pas publikimit të një video në Dosja.al, ku shfaqej një makinë që xhironte gomat para Komisariatit Nr. 6 në Kombinat. Policia njofton se ndaj pronarit të mjetit, personit me iniciale B.B ka nisur një procedim penal dhe se i është pezulluar edhe leja e drejtimit.

Sqarojmë se mjeti luksoz që është në pronësi të personit me inciale B.B,  ditën e djeshme drejtohej nga Klajdi Spasi. Ky i fundit  pas drifitit me “AMG-në” u shoqërua në Polici.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale dhe në mediat elektronike, ku shfaqej një automjet i markës Mercedes Benz me ngjyrë të bardhë duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, shërbimet e Policisë rrugore, pas verifikimit te pamjeve dhe identifikimin e automjetit, bene te mundur ndalimin dhe shoqërimin e automjetit bashke me drejtuesin e tije, ne Komisariatin e Policisë Nr.6 Tirane. Në përfundim të veprimeve të para hetimore e procedurale, të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, ndaj drejtuesit te mjetit, shtetasit me iniciale B. B, 29 vjeç, banues në Tiranë, filloi procedimi penal ne gjendje te lire, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu, krahas procedimit penal, drejtuesit te automjetit ju pezullua edhe leja e drejtimit për “Mosrregullim shpejtësie veçanërisht ne qendrat e banuara” dhe “Përshkimin e karrexhates kundravajtje dhe ne mënyre te rrezikshme ne rruge”. 

Dosja.al djepasdite publikoi videon e të riut që xhironte gomat e makinës së tij luksoze para Komisariatit Nr.6 në Kombinat. Në video shihej që i riu për disa sekonda në mes të rrugës bënte manorva të rrezikshme, pa u shqetësuar fare se aty pranë ishte Komisariati i Policisë dhe mund të shkaktonte dhe aksident.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drift perballe komisariatit klajdi spasi drift perballe komisariatit klajdi spasi

Sondazh

Poll