Aktualitet

Gent Ibrahimi sugjeron ndryshime në ligj: SPAK të përqendrohet tek zyrtarët që kanë peshë

22 Janar 2020, 08:21 Nga DOSJA
Gent Ibrahimi sugjeron ndryshime në ligj: SPAK të përqendrohet

MAQEDONIA E VERIUT– Ditën e djeshme u zhvillua konferenca rajonale  “Hetimi financiar i korrupsionit në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut”, në të cilën morën pjesë  kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi dhe drejtuesi i SPAK, Arben Kraja.

Gjatë fjalës së tij, Ibrahimi u shpreh se duhet të rishikohet legjislacioni për kompetencat e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Sipas tij duhet të rishikohet ky legjislacion, pasi Struktura e Posaçme nuk mund të merret me çështje “banale të korrupsionit”, nëse kërkohet që të japë rezultate në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.

“Çfarë heton SPAK? Ka një përqendrim tek ato vepra që janë të rëndësishme, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Prokuroria e Posaçme do të jetë e detyruar të hetojë edhe çështjen më banale të korrupsionit, deri në nivelin e lartë të zyrtarëve dhe politikës. Në rast se ne presim rezultate në luftën kundër korrupsionit, portofoli i juridiksionit duhet të jetë i fokusuar te funksionarët që kanë peshë, nuk është zgjidhja më e mirë, por edhe mund të rishikohet në të ardhmen për sa i përket juridiksionit. Është e domosdoshme që portofoli të jetë më i reduktuar dhe të jetë i orientuar ndaj atyre funksionarëve që kanë peshë. Kjo edhe mund të rishikohet në të ardhmen”, tha Ibrahimi. Më tej, kreu i Prokurorisë së Posaçme, teksa foli për punën njëmujore të kësaj Prokurorie, kërkoi shtimin e saj me dy prokurorë, pasi ka ngarkesë të lartë.

Çfarë është SPAK ose siç njihet ndryshe Prokuroria e Posaçme?

SPAK është njësia që do të ndjekë çështjet penale në emër të shtetit shqiptar kundër korrupsionit të niveleve të larta drejtuese dhe krimit të organizuar. SPAK ka të drejtë të përfaqësojë shtetin në të trija shkallët e gjyqësorit siç janë Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë. SPAK është e pavarur në funksionim dhe ushtron detyrën përmes prokurorëve të Posaçëm që janë emëruar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e SPAK kanë një mandat 9-vjeçar dhe ky mandat mund të ndërpritet vetëm nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gent ibrahimi hetimi per korrupsionin spak gent ibrahimi hetimi per korrupsionin spak

Sondazh

Poll