Sport

Katër ‘El Clasico’-t treguan hendekun midis Barçës dhe Real Madridit këtë sezon

Katër humbjet e Real Madridit kundër Barçës në po aq ‘El Clasico’ këtë sezon ilustrojnë hendekun që i ka ndarë dy ekipet. Një faqe po mbyllet në Madrid.

12 Maj 2025, 17:30 Nga DOSJA
Katër ‘El Clasico’-t treguan hendekun midis Barçës

SPANJE - Carlo Ancelotti besonte në një gol barazimi deri në fund të së dielës në stadiumin olimpik në Montjuïc, përfshirë edhe kohën kur VAR po shqyrtonte golin e Fermin Lopez, atë që e bëntge rezultatin 5-3, në kohën shtesë, i bindur se do të anulohej, se do të jepeshin disa minuta shtesë, se skuadra e tij do të kishte një shans të fundit për të shënuar. Ai po lëvizte pa pushim përpara stolit të tij, duke tundur krahët dhe duke bërtitur sa më fort që mundte.

Goli u anulua, por Real Madridi nuk shënoi pas ndeshjes dhe humbi (3-4). Kjo ‘El Clasico’ e fundit, ashtu si tre të parat, ashtu si sezoni i Real Madridit në tërësi në fakt, tani duhen harruar, duhen konsideruar si humbje dhe fitime, më shumë si humbje sesa fitime në fakt, dhe Shtëpia e Bardhë, e cila do ta përfundojë këtë sezon pa një titull të madh, po përgatitet të hapë një faqe të re në historinë e saj.

Padyshim që do të shkruhet pa Carlo Ancelottin, i cili po mendon për "përfundimin e mirë të Kampionatit, kanë mbetur edhe tre ndeshje" dhe i cili, kur u pyet për ‘El Clasicon’ e tij të fundit, është më i aftë në retorikë sesa Lucas Vazquez në rinisjet e tij. "Ishte ‘El Clasico’ e fundit e sezonit, po," u përgjigj trajneri italian, megjithatë, i pamashtruar nga manovrat prapa skenave dhe hija në rritje e Xabi Alonsos.

Ancelotti nuk e gjeti zëvendësuesin e Kroos që donte

Gjithsesi, a do të donte të vazhdonte edhe për një vit tjetër pas një sezoni kaq të komplikuar? Ai arriti një dopietë madhështore në vitin 2024 me një skuadër të ekuilibruar, dhe më pas e gjeti veten në krye të një dhome zhveshjeje, rikonfigurimi veror i së cilës nuk i përgjigjej asnjë logjike sportive.

Ancelotti ishte i lumtur me mbërritjen e Mbappés, sigurisht, por do të kishte qenë edhe më i lumtur nëse klubi i tij do të kishte kompensuar për daljen në pension të Toni Kroos dhe do të kishte rekrutuar një mbrojtës qendror shtesë, siç kishte shprehur dëshirën e tij.

Të dielën në Barcelonë, pesë herë fituesit e Ligës së Kampionëve ishin pa pesë mbrojtës (Carvajal, Militao, Alaba, F. Mendy dhe Rüdiger) dhe një mesfushor që mund të kishte luajtur si mbrojtës i krahut (Camavinga). Ai nuk mund ta përdorte as Rodrygon: "Ai nuk ishte fizikisht gati." 

Dhe, pavarësisht gjithçkaje, Reali i tij ishte në prag të barazimit kur një djalosh 21-vjeçar, nga La Cantera (akademi e Realit) pasi kishte kaluar nëpër... La Masia (nga viti 2014 deri në vitin 2017), e kishte topin në këmbë për 4-4, i vetëm kundër Szczesny-t, në minutën e 89-të.

Sikur të kishte shënuar, Victor Munoz mund ta kishte imagjinuar veten si pjesë të së ardhmes së afërt të Real Madridit. Megjithatë, nuk do të kishte qenë shumë e drejtë ndaj Barçës, pasi katalanasit kanë qenë shumë superiorë kolektivisht të dielën dhe gjatë gjithë këtij sezoni. Për më tepër, në Madrid askush nuk e kundërshtoi më këtë dominim.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll