Sport

Real Madridi në Kupën e Botës për Klube me Xabi Alonson si trajner…

Shtypi spanjol: pa tragetist, trajneri spanjol do të pasojë menjëherë Ancelottin në stol

12 Maj 2025, 16:00 Nga DOSJA
Real Madridi në Kupën e Botës për Klube me Xabi Alonson si

SPANJE - Xabi Alonso do të jetë trajneri i Real Madridit që në Kupën e Botës për Klube. Klubi dhe trajneri që do të zëvendësojë Carlo Ancelottin, kanë rënë dakord që projekti i ri të fillojë menjëherë, në turneun që do të fillojë këtë verë në Shtetet e Bashkuara dhe që është me rëndësi jetike për Florentino Pérezin dhe bordin e tij të drejtorëve.

Gati 150 milionë euro në garën për klube janë joshëse për Realin, i cili synon fitoren dhe për këtë arsye ka zgjedhur të fillojë menjëherë me trajnerin spanjol, të cilit i është besuar e ardhmja e ekipit me një kontratë trevjeçare.

Pra, shkruan shtypi iberik, nuk do të ketë eksperimente me një tragetist si Solari. Vendimi për t’ia besuar Alonsos udhëheqjen e ekipit për turneun në Shtetet e Bashkuara thuhet se u mor javën e kaluar, gjatë një bisede në të cilën klubi nuk i dha trajnerit praktikisht asnjë zgjidhje tjetër.

Sezoni i ri për merenguesit fillon me këtë turne dhe "nuk kishte kuptim të punësohej një trajner dhe të lihej në shtëpi për të planifikuar sezonin, duke ia besuar Solarit përgjegjësinë e ekipit për një ngjarje kaq të rëndësishme" shkruan Marca. Për këtë arsye, nga 1 qershori Alonso, i cili do të largohet nga Bayer Leverkusen, do të fillojë të stërvitë Realin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll