Sport

E RRALLË! Partitë në Shkodër "i bashkon" futbolli… ndërpritet numërimi

Si numëruesit e PD, si ata të PS dhe të PSD, pritet të ndërpresin numërimin e votave për të ndjekur ndeshjen finale Egnatia - Vllaznia

12 Maj 2025, 16:27 Nga DOSJA
E RRALLË! Partitë në Shkodër "i bashkon"

SHKODER - Pritet që KZAZ në Shkodër, që janë katër, të pezullojnë numërimin e votave në orën 20.00 për shkak të ndeshjes finale të “Final 4”, Vllaznia-Egnatia, e cila do të  përcaktojë edhe skuadrën kampione të Shqipërisë.

Pas 24 vitesh, Vllaznia ka mundësinë të shpallet kampione sonte, ndërkohë që Egnatia do të kërkojë të mbrojë titullin e fituar sezonin e shkuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll