Sport

Botërori 2026/ Për shitjen e biletave për ndeshjen Shqipëri - Serbi…

FSHF njofton se do të ndjekë një procedurë të posaçme për shitjen e biletave, me qëllim menaxhimin sa më efikas të kërkesës së lartë nga tifozët shqiptarë.

12 Maj 2025, 16:45 Nga DOSJA

TIRANE - Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri - Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, Federata e Futbollit njofton se do të ndjekë një procedurë të posaçme për shitjen e biletave, me qëllim menaxhimin sa më efikas të kërkesës së lartë nga tifozët shqiptarë.

Duke qenë se kërkesat pritet të tejkalojnë kapacitetin e stadiumit, FSHF bën me dije se nuk do të ketë shitje të menjëhershme të biletave, por do të ndiqet procedura e mëposhtme:

● Tifozët do të kenë mundësinë të plotësojnë një formular aplikimi elektronik, për të shprehur interesin e tyre për të siguruar bileta. Ky formular do të publikohet nga FSHF më 15 maj 2025.

● Çdo aplikant mund të kërkojë deri në 4 bileta.

● Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, do të kryhet një përzgjedhje e rastësishme dhe automatike përmes shortit kompjuterik të aplikantëve, të cilët do të kenë më pas mundësinë për të blerë biletat.

● Të përzgjedhurit do të njoftohen më disa ditë para ndeshjes nëpërmjet adresës së tyre elektronike.

● Pas njoftimit, ata do të marrin një link unik për të kryer pagesën online, në periudhën 30 maj - 2 qershor 2025.

● Pas konfirmimit të pagesës, biletat elektronike do të dërgohen në adresën e regjistruar të emailit.

FSHF thekson se bileta mund të transferohet vetëm një herë. Çdo transferim i mëtejshëm do ta bëjë biletën të pavlefshme.

Botërori 2026/ Për shitjen e biletave për ndeshjen Shqipëri

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll