Sport

Gattuso pranon fajin ndaj Hajdukut: "Lufta për titull ka mbaruar, unë jam përgjegjës"

Për momentin ekipi i Splitit është në vendin e tretë me 57 pikë, pesë pas Rijekës dhe katër pas Dinamo Zagreb.

12 Maj 2025, 14:30 Nga DOSJA
Gattuso pranon fajin ndaj Hajdukut: "Lufta për titull ka mbaruar,

KROACI - Rezultati i djeshëm i prishi planet e "Rino" Gattusos. Barazimi 1-1 midis Hajdukut të tij dhe Goricës jashtë fushe e ka kompromentuar pothuajse plotësisht HNL-në e tyre, ligën kryesore kroate.

Tani me gjashtë pikë për të fituar vetëm një mrekulli mund ta shihte ekipin e trajnerit italian të triumfonte në krye të tabelës: për momentin ekipi i Splitit është në vendin e tretë me 57 pikë, pesë pas Rijekës dhe katër pas Dinamo Zagreb.

Duke folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri Gennaro Gattuso tha: "Një ndeshje e lehtë për t’u komentuar: pa top ishim të mirë, por me top ishim të ngadaltë dhe joefektivë. Mungesë energjie dhe ritmi, një ndeshje e keqe me topin.

Ishim tashmë afër në ndeshjen e fundit, por tani lufta për titullin ka mbaruar përfundimisht. Sidoqoftë, duhet t’i përballojmë dy ndeshjet e mbetura në mënyrën më të mirë të mundshme", komentoi ish-trajneri i Napolit.

Në një moment, një gazetar shkoi më tej dhe preku çështjet delikate të trajnerit italian, se sa i zhgënjyer është ai me mënyrën se si ka shkuar sezoni: "Ka zhgënjim, - pranoi Gattuso. - Nuk kemi qenë në nivelin që luanim më parë. Përgjegjësi i parë dhe kryesor jam unë. Kur erdhi koha për të shtyrë, nuk e bëmë dhe përgjegjësia është e imja.

Lojtarët nuk janë fajtorë, ata dhanë gjithçka. Nuk jam i zhgënjyer nga asnjë lojtar, përgjegjësi kryesor jam unë". Si një mburojë mbrojtëse për ekipin, ai mori përsipër të gjitha përgjegjësitë për humbjen e afërt të kampionatit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll